UKT jep pa garë 161 mln lekë për kimikate, "W Center" rezulton fituese në 17 procedura, disa prej tyre problematike

UKT jep pa garë 161 mln lekë për kimikate,  "W Center"

Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj duket se kanë zgjedhur që tenderat për lëvrimin e fondeve nga buxheti ti zhvillojnë në mungesë të konkurrencës.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura në media apo raportet e organizatave monitoruese, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka zgjedhur të vijojë me këtë mënyrë për përzgjedhjen e kompanive fituese.

Rasti më i fundit lidhet me blerjen e kimikateve për nevojat e UKT-së me fond limit 165.7 milion lekë.

Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike, pjesëmarrësja e vetme në procedurë rezulton subjekti "W Center".

Kjo i ka sjellë në mënyrë të sigurt fitoren për vlerën e paraqitur prej 161.3 milion lekësh.

Proceduira e ndjekur nga institucioni në varësi të Veliajt është konsideruar problematike dhe nga Open Data, e cila e ka shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

Në fakt, kompania "W Center" që nga viti 2016 rezulton fituese e 17 procedurave në tendera që kapin vlerën e më shumë se 761 milion lekëve.

Por bie në sy fakti se në shumë prej rasteve ku ka qenë pjesëmarrës ky subjekt janë konstatuar problematika.

Mungesa e konkurrencës apo skuaklifikimi i të gjithë rivalëve përveç fituesit është sinjalizuar nga Open Data me flamurin e kuq, duke shprehur shqetësim për procedurën e ndjekur në përzgjedhjen e fituesit.

Vendi Ekonomi Financa bashkia tirane tenderi i UKT

EMISIONET