Uji i reaktorit Fukushima që do të derdhet në det mund të dëmtojë ADN-në e njeriut

Uji i reaktorit Fukushima që do të derdhet në det mund të

Uji i kontaminuar që raportohet se do të lëshohet në det nga impianti i fuqisë nukleare në Fukushima Daiichi përmban substanca radioaktive që kanë potencial për ta dëmtuar ADN-në njerëzore, ka thënë investigimi nga Greenpeace.

Grupi ambientalist pretendon që 1.23 milionë tonet e ujit që ndodhen në 1 mijë tanke në impiant përmbajnë nivele “të rrezikshme” të izotopeve të carbon-14 radioaktive, dhe përveç tyre edhe kuantitete të tritiumit për të cilat ishte raportuar më herët.

Publikimi i raportit në fjalë vjen vetëm disa dita pasi mediat japoneze lajmëruan se qeveria ishte afër të jepte aprovimin për lëshimin e ujit në oqeanin Paqësor, pavarësisht kundërshtimeve nga peshkatarët që thonë se do të shkatërrohet jetesa e tyre.

“Nuk mund ta shtyjmë çështjen përgjithmonë,”- tha kryeministri, Yoshihide Suga këtë javë

Greenpeace Japan dhe Greenpeace Azia Lindore thanë se karboni radioaktiv është pjesë e ujit që do të derdhet.

Karboni-14 ka një jetesë prej 5400 vjet dhe përqendrohet te peshqit mijëra herë më shumë se tritiumi. Karboni-14 është veçanërisht i rëndësishëm si një kontribues në dëmtimin e AND-s.

Bota Shendetësi Lajme det uje adn fushukima

EMISIONET