UEFA hap hetim ndaj dy gjyqtarëve të ndeshjes PSG-Instanbul Basaksehir për racizëm në fushë

UEFA hap hetim ndaj dy gjyqtarëve të ndeshjes PSG-Instanbul Basaksehir

Dy gjyqtarët rumun të ndeshjes së 8 dhjetorit në Champions League mes PSG-së dhe Instanbul Basaksehir-it do të hetohen nga komisioni i disiplinës së UEFA-s për sjellje raciste ndaj asistentit të Basaksehir-it, Pierre Webo.

Ndeshja u braktis nga lojtarët e dy skuadrave pasi gjyqtari i katërt Sebastian Coltescu dhe asistenti Octavian Sovre u akuzuan për përdorim të termave racist ndaj Webo.

Mbi gjyqtarët rëndon akuza e thyerjes së  nenit  11 të rregullores së UEFA-s "kur sjellja e një personi është fyese ose cenon rregullat bazë të sjelljes në fushë".

Ndeshja e ndërprerë u luajt një ditë më pas dhe përfundoi me fitoren 5-1 të PSG-së./ A. Z. - Ora News

Sport Lajme uefa Futboll hetim gjyqtare psg racizem

EMISIONET