U vetëvar në burgun 313, bashkëshortja e Bilbil Hasanit nis betejën me drejtësinë

U vetëvar në burgun 313, bashkëshortja e Bilbil Hasanit nis

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit  ka nisur betejen ligjore me drejtësinë, pasi bashkëshorti i saj Bilbil Hasani i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve u gjet i vetëvrarë në burgun 313.

Në Durës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e Durrësit ka vendosur mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin.

Avokati i Mirjeta Hasanit npërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hasani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vensour mbylljen e saj.

Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu  dhe gjykatësin Petraq Curi për vendimin e dhënë.

 43-vjeçari nga Kukësi i ka dha fund jetës në burgun "313" në dhjetor të 2019.

Bilbil Hasani, u gjet i varur me çarçaf në banjat e burgut 313 në Tiranë nga  rojet e katit.

Ai endej në sektorin e paraburgimit dhe kishte gati një vit që priste vendimin e dënimit për një akuzë vjedhjeje.

Thuhet se bëhet fjalë  për 1200 lekë, dhe ajo që dihet është se është arrestuar dhe është mbajtur në masën e sigurisë burg pa afat.

Vendi vetevarje bilbil hasani burgu 313 mirjeta hasani

EMISIONET