Një mësues i historisë është sulmuar me hanxhar jashtë ambienteve të shkollës së mesme në një periferi të Parisit ditën e premte.

Sipas mediave të huaja thuhet se profesori u ka treguar nxënësve të tij një karikaturë të profetit Muhamed.

Samuel Paty, 47 vjeç, i cili dha mësim historie dhe gjeografie në shkollën në Conflans-Sainte-Honorine, në veri-perëndim të kryeqytetit francez, u sulmua të premten në mbrëmje nga një 18 vjeçar i cili u qëllua për vdekje nga policia pak më vonë.

Paty kishte treguar në klasë një karikaturë nga gazeta satirike Charlie Hebdo gjatë një diskutimi në orën e edukimit moral dhe qytetar rreth lirisë së fjalës, duke shkaktuar një përgjigje të furishme nga një numër prindërish që kishin kërkuar dorëheqjen e tij.

Para se të paraqiste karikaturën, mësuesi i kishte thënë të gjithë nxënësve myslymane të largohedhin nga klasa nëse ata dëshironin.

Babai i një vajze 13-vjeçare që nuk u largua nga klasa postoi një video në YouTube duke pretenduar se mësuesi kishte treguar një “foto të një burri të zhveshur” duke pretenduar se ai ishte “profeti i myslimanëve”.

Babai u bëri thirrje prindërve të tjerë që të bashkohen me të në një aksion kolektiv kundër mësuesit, të cilin ai e përshkroi si një bandit.