Vetëm dy ditë më parë në portale qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur, Tuna është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Shkak për këto aludime  u bë një video ku këngëtarja shihej duke perfermuar në skenë dhe barku i saj ishte më i fryrë se zakonisht.

Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur të reagojë mbi këto thashetheme dhe nuk është se sqaroi ndonjë  gjë, përkundrazi na bëri më konfuzë sa ishim.

Krah fjalëve në lidhje me koncertin e mbajtur, autorja  e shumë hiteve  ka shtuar se “A do të ulet apo rritet barku deri atëhere?!”.

Ashtu si dhe ju mund ta kuptoni Tuna e ka ndarë mendjen të na bëjë që të mos dimë më ça të mendojmë. Mesa duket duhet të presim dhe pak për të mësuar të vërtetën.