Paraqitet në Gjykatën Administrative të Apelit padia e dytë ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas Eugen Papandilës edhe Shaqir Hasani ka depozituar një padi ndaj institucionit të dalë nga reforma në drejtësi.

Kandidatët kundërshtojnë vendimin e KED për skualifikimin e tyre nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

Tanimë, KED duhet të presë vendimin e Gjykatës së Apelit për të çuar emrat në Presidencë.

Kujtojmë se, padia e Papandilës është duke u shqyrtuar ditën e sotme.