Presidenti në detyrë, Donald Trump nëpërmjet një postimi në Tëitter ka njoftuar se ka falur ish- këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ishte shpallur fajtor për fshehjen e të vërtetës nga FBI gjatë hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016.

E kam për ndër të madh që njoftoj se Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë një Falje e Plotë. Urime @GenFlynn dhe familjes së tij të mrekullueshme, e di që tani do të keni një Ditë Falenderimesh vërtet fantastike !, ”-shkruan Trump.