Arjanit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës.”

Kjo është deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha e bërë më datën 4 nëntor 2015 ku akuzon në atë kohë ish-drejtorin e policisë së Gjirokastrës Arjanit Arapi. Këtë detyrë ai e ka mbajtur në kohen kur Saimir Tahiri ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në vitin 2017 ai u shkarkua nga detyra pas kapjes së 12 ton droge në Përmet, kur drejtori i asaj kohe Haki Cako kërkoi nisjen e hetimit disiplinor  dhe në vend të tij u emërua Lorenc Panganika.

Por pas një periudhe shkëputje nga kupola e shtetit, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit  ai është rikthyer në polici duke u emëruar këshilltari i ministrit të brendshmen Bledi Çuçi, ku ky i fundit garon nën siglën e Partisë Socialiste pikërisht në qarkun e Gjirokastrës aty ku edhe këshilltari i tij i ri më parë ishte drejtues policie.

Tashmë duket se nevoja për t’u shpallur fitues në qarkun e Gjirokastrës e ka detyruar ministrin Çuçi të rikthejë pranë vetes Arapin për të aktivizuar njohjet e vjetra me qëllim sigurimin e votave për 25 prillin.