U prangos në spitalin e Traumës, Prokuroria kërkon burg për Vis korçarin

U prangos në spitalin e Traumës, Prokuroria kërkon burg për

Prokuroria e Elbasanit me në krye Kreshnik Ajazin ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani, 3 nga personat e përfshirë në përleshje të armatosur të mërkurën në lagjen Emin Matraxhiu”.

Ata akuzohen për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet të dielën.

Në kërkim ndërkohë janë 25-vjeçari Migert Qosja dhe Armand Ceveli, të dy të akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Rivaliteti mes grupeve dyshohet se është arsyeja pas shkëmbimit të zjarrit që u shënua në Elbasan, edhe pse 28 vjeçari Koçi që mbeti i plagosur në dëshminë e tij tha se nuk i njihte personat që sipas tij e sulmuan.

Për pasojë ai mbeti i plagosur dhe u vu në pranga në Spitalin e Traumës ku sipas policisë erdhi të mjekohet për ti shpëtuar policisë.

Ervis Çaushllari i njohur me nofkën “Vis korçari”, është një personazh i njohur në Elbasan dhe i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, por që kanë mbetur të paprovuara në gjykatë.

LEXO EDHE: Elbasan: Vis “Korçari” përplaset me armë në mes të ditës, i vënë prangat tek Trauma

Vendi Lajme Aktualitet vis korcari perplasje me armen ne elbasan prokuroria e elbasanit

EMISIONET