Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të Covid në Përmet. Anika Komino mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ishte konfirmuar pozitive me Covid 19 vetëm një ditë më parë.

Mësohet se 60-vjeçarja qëndronte e izoluar në banesë prej katër ditësh me simptoma të qarta të koronavirusit por që nuk kishte bërë tampon.

Të afërmit e saj sapo vunë re rëndimin e gjendjes e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.