Një infermere britanik ka përjetuar pushime tmerri në Turqi, të paktën kështu pretendon 35-vjeçarja Charlotte Snook.

Ajo është nisur për pushime sëbashku me vajzat e saj me kompaninë ajrore TUI dhe në një moment njëra nga vjazat ka hequr maskën në avion për të ngrënë një sanduiç.

Pasi ka mbërritur në hotel ajo ka marrë një letër nga kompania ajrore ku i kërkonte që në kthim të zgjidhte një kompani fluturimi tjetër pasi nuk mund të udhëtonte më me to, për shkak se nuk ka zbatuar rregullat e Koronavirusit.

Charlotte shprehet se ata i kanë mbajtur maskat të vendosura gjatë gjithë kohës dhe vetëm në një moment e ka hequr vajza 14-vjeçare për të ngrënë sanduiçin, por kompania pretendon të kundërtën.

Ata janë shprehur se asaj i është tërhequr vëmendje gjatë gjithë kohës, për shkak se nuk vendoste maskën.

Pas publikimit të rastit nga The Sun, kompania ka vendosur që të tërheqë vendimin e saj dhe të pranojë infermieren në bord.

35-vjeçarja është shprehur se ka qenë në vijën e parë të sulmit që nga dita e parë edhe pse ka një vajzë të sëmurë në shtëpi.