Dy gra nga Florida u maskuan si gjyshe në një përpjekje për t’u vaksinuar kundër Covid-19, thanë zyrtarët e shëndetit të enjten, më 18 shkurt.

Maskimi i tyre i çuditshëm përfshinte dorezat, syzet dhe shami, tha Dr.Raul Pino, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë.

Punëtorët në qendrën e vaksinimit vunë re gratë që dukeshin “qesharake” dhe i ndaluan ato para se të merrnin vaksinat.

Gjithashtu kishte një problem edhe me kartat e identitetit që ato dorëzuan.

Dyshja po vinte për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

Pino tha se nuk ishte i sigurt se si e kishin marrë dozën e parë dhe mbase ato kishin përdorur të njëjtin mashtrim.

“Unë nuk e di se si shpëtuan herën e parë,” tha ai.

Ngjarja u raportua te autoritetet lokale të cilët paralajmëruan gratë për shkeljen e rregullave.

Zyra e policisë tha se njëra nga gratë ishte 44 vjeç dhe tjetra 34 vjeç.

Në Florida vetëm personat mbi 65 vjeç mund ta marrin vaksinën.

Pino tha se numri i personave që po përdorin “mashtrimet” për të marrë vaksinën ndoshta është më i lartë.

Si rezultat i kësaj është rritur siguria në vendin e vaksinimit,” shtoi ai