U masakrua me thikë dhe shufra hekuri/ Ja fjalët e fundit të 21-vjeçarit shqiptar

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja makabre të 21-vjeçarit shqiptar në Britani të Madhe, Serxho Marku.

Një fqinj i italianit, i shpallur fajtor për ngjarjen, ka dëshmuar në gjykatë fjalët e fundit që ka dëgjuar nga i ndjeri.

“Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”, mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar gjatë momentit të vrasjes.

Një tjetër fqinj njoftoi policinë pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku.

Ai kishte deri në 50 lëndime me forcë dhe disa plagë me thikë.

Alan Kent i tha gjykatës se Marku ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga, ndërsa për ngjarjen u shpall fajtor italiani Francesco D’Agostino, 45 vjeç, i cili u dënua me 22 vite burgim.

21-vjeçari shqiptar, Serxho Marku, u gjet në gjendje të rëndë shëndetësire kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brighton, të mërkurën e 11 shtatorit.

Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Dy punonjës kuzhine italianë, Francesco D'agostino dhe Giuseppe Petricione u morën si të pandehur menjëherë pas ngjarjes.

Marku nuk kishte të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri. Për policinë motivi i vërtetë i vrasjes është ende i paqartë, ndërsa në media është aluduar për implikim të tyre në trafik lëndësh narkotike.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme Angli Kronike shqiptari vrasja Aktualitet serxho marku

EMISIONET