U lirua nga gjyqtari Ymeri, i kërkuari nga SHBA prangoset sërisht 5 ditë sapo doli nga burgu

Vetëm 5 ditë nga lirimi nga burgu, i kërkuari nga SHBA  për vrasje të mbetur në tentativë në Florida, me urdhër të prokurorisë është arrestuar sërisht.

Ndalimi i Arben Bregut është realizuar nga policia e Shkodrës, dhe pritet të dalë ditën e hënë para gjykatës, ku do njihet me masën e sigurisë dhe kërkesën për ekstradimin e tij, në drejtim të Amerikës.

Megjithëse kishte një vendim lirimi për Bregun, burimet sqaruan se ai është arrestuar pasi urdhri i kërkimit nga autoritetet amerikane, nuk është anuluar.

Autoritet e Ambasadës amerikane në Tiranë mësohet se janë njohur me rastin dhe kanë një letërkëmbim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërsa mësohet se për këtë ngjarje ka nisur verifikimet dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për të parë të gjithë mekanizmin ligjor që është përdorur për lirimin nga qelia të shkodranit Arben Bregu.

Lirimi i tij është kryer ditën e dielë, në 17 janar 2021, nga gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri.

Ky që po shihni në pamje është vendimi ku urdhërohet shuarja e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari ka përdorur si argument vonesën e ardhjes së letërporosisë nga SHBA dhe tejzgjatjes së afatëve të paraburgimit.

Ndërsa përfaqësuesit e prokurorisë Shkodër, kanë mbajtur qëndrimin se vonesa e mbërritjes së dosjes penale nga SHBA, lidhet me faktin e pandemisë botërore, ku shumë shërbime nuk kryhen në kohë dhe brenda afatit.

Gjyqtari Andi Ymeri

LEXO EDHE

Skandali në Gjykatën e Shkodrës/ Gjyqtari liron të kërkuarin nga SHBA për shkak të vonimit të letërporosisë

Vendi Lajme arrestim SHBA shkoder Kronike arben bregu

EMISIONET