U la jashtë, Bardhi flet për Gurakuqin: Vendimmarrja i takon kryesisë, në PD nuk ka të përjashtuar

U la jashtë, Bardhi flet për Gurakuqin: Vendimmarrja i takon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ishte sot në Shkodër për të prezantuar drejtuesin politik të këtij qarku, Helidon Bushati.

I pyetur në lidhje me deklaratat e ish deputetit Romeo Gurakuqi i cili pas vlerësimit të komisionit të kandidaturave për përjashtimin e tij tha se anëtarët e komisionit janë bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit, Bardhi theksoi se nga PD nuk ka të përjashtuar, ka vetëm njerëz që i bashkohen dita ditës partisë.

Gazmend Bardhi: Në PD nuk ka kurrë të përjashtuar, ka vetëm njerëz që i bashkohen dita ditës PD. Unë kam respektin maksimal për profesor Romeo Gurakuqin, siç kam respekt maksimal për çdo koleg që ka kontribut në PD. Nuk jam këtu për të komentuar asnjë qëndrim të kolegëve. Ju jeni njohur me një vlerësim sipas statusit të partisë të bërë më një komision që është risi në përzgjedhjen e kandidatëve në PD. Ashtu siç kemi bërë të qartë që vendimmarrja në PD i përket kryesisë së partisë dhe Këshillit Kombëtar.

Helidon Bushati merr detyrën e drejtuesit politik te PD Shkodër, tregon objektivat e 25 prillit: 7 deputetë, minimalja

Vendi Lajme Politikë romeo gurakuqi Aktualitet gazmend bardhi

EMISIONET