U kërcënua me jetë, merret në mbrojtje dhe largohet nga Gramshi shefi i Krimeve në Elbasan

U kërcënua me jetë, merret në mbrojtje dhe largohet nga

Sokol Novaku, ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit merret në mbrojtje nga policia.

Ora News mëson se Novaku është pas marrjes në mbrojtje së bashku me familjen e tij është larguar nga Gramshi

Ai u transferua në Gramsh në postin e Shefit të Krimeve 10 ditë më parë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, kërcënimet kanë ardhur përmes sms-ve në celularin privat të Novakut.

Të njëjtat burime theksojnë se, dy ditë më parë ai ka bërë edhe një kallëzim në Prokurori.

Lidhur me kërcënimet e marra, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Novaku qëndroi për 4 muaj si shefi i sektorit të lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ndërsa më herët ka mbajtur postet e Shefit të Krimeve në Kavajë dhe shef i komisariatit nr.2 në Tiranë.

Vendi Lajme elbasan Kronike kercenohet sokol novaku shefi i krimeve

EMISIONET