Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, teksa është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari i identifikuar si A.B., 18 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Korçës, kundrejt një fitimi prej 100 euro për person, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.