Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli sot para gjykatës së ku u noh me masën e sigurisë.

Gjykata e Kukesit dha masen e sigurise ‘arrest shtepie” per Fjolla Morinen ndërsa u hodhën poshtë zërat se ajo kishte qenë shtatzënë.

Avokatja deklaroi se “Fjolla Morina u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe dy mjeke gjinekologe kishin vërtetuar se Morina nuk ishte shtatzënë”

Por për zbutjen e masës së arrestit është marrë parasysh vajza 5 vjeçare e kengetares e cila është e vetme në shtëpi.

Morina do të jetojë në një apartament me qera që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.

Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.

Fjolla Morina duke u futur në gjykatë

Këngëtarjar 34 vjeçare u arrestua të shtunën në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.
Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.

Lexo edhe: U akuzua për trafikim armësh, Fjolla Morina përfundon në spital

Këngëtarja kosovare ndalohet në Morinë me pistoletë në çantë, akuzohet per trafik armesh