Këto ishin ditë frike për futbollistin Cristiano Ronaldon dhe partneren e tij Georgina Rodriguez. 

Macja e tyre Pepe në fakt u përplas nga një makinë në Torino. 

“Për pak ishte duke ngordhur”, i tha modelja revistës spanjolle InStyle.

“Pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv nga veterineri, ne vendosëm ta dërgojmë në shtëpinë e motrës time Ivana në Spanjë për t’u kujdesur për të. Tani Pepe është në gjendje të qëndrueshme.”

Macja e çiftit të njohur është një ekzemplar shumë i çmuar i racës Sphynx, me vlerë 2,500 euro. 

Pepe, emri i të cilit kuriozisht përkon me atë të ish-shokut të tij të skuadrës në Real, iku nga shtëpia dhe përfundoi nën një makinë. 

“Kjo më shkaktoi një frikë të madhe”, tha përsëri Georgina. 

Vendimi për të transferuar macen në Spanjë për tu rikuperuar plotësisht u mor nga modelja për shkak të fëmijëve.

“Ata nuk e kuptonin që ai ishte i sëmurë dhe donin të luanin me të,” shpjegoi partnerja e Cr7.