Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Llesh Deda, 61 vjeç, i cili prej dy javësh qëndronte në gjendje kome.

Gjatë konfliktit me bashkëshorten e tij, Drane Deda, 61 vjeçari u godit në kokë me sqepar, çka i shkaktoi plagë të shumta.

Familjarët e transportuan fillimisht të plagosurin në Spitalin e Laçit, e më pas mjekët e e rekomanduan për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë të shtunën.

Plagosja e Llesh Dedës ndodhi në orën 3 të mëngjesit të 6 nëntorit, ku pas një konflikti mes çiftit në shtëpinë e tyre në Sanxhak të Kurbinit, bashkëshortja doli jashtë, mori sqeparin dhe goditi bashkëshortin.

Pas këtij akti, 58-vjeçarja u largua nga shtëpia dhe u dorëzua në polici.

Çifti Deda, prindër të 10 fëmijëve, kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se burri ishte përdorues i alkoolit.