U gjet në bregun e detit në Kavajë, bariu 62-vjeçar dyshohet se u mbyt në lumin Shkumbin

Trupi i pajetë i gjetur dje në bregun e detit në Kavajë është një bari nga Berati.

62-vjeçari Ameli Softa, është babai i dy fëmijëve dhe jetonte prej 7-vitesh në lagjen periferike të Beratit "Uznovë", pasi ishte shpërngulur nga Dardha e Korçës.

Ai punonte si bari në shumë qytete të vendit dhe kontakti i fundit që ka pasur me familjen ka qenë në 2 Shkurt, ku u kishte komunikuar se kishte gjetur punë në një zonë të Durrësit.

Më pas ai nuk ka komunikuar më me asnjë nga familjarët e tij, të cilët e denoncuan të humbur në DPV Berat në 5 Shkurt.

Ameli Softa u gjet dje i vdekur në breg të detit në Kavajë.

Në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune dhe mendohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Shkumbin dhe rrjedha e ka nxjerrë në breg të detit.

Lexo edhe: I larguar prej tre ditësh nga shtëpia, 62 vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit

Vendi Lajme kavaje Aktualitet lum shkumbin bregu i detit bariu

EMISIONET