Zv.ministri i jashtëm i Ukrainës, Vasil Botnar, në një intervistë për RTV Ora, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, çka përkon edhe me hapjen e ambasadës në Tiranë.

Sipas Bodnar, Ukraina kërkon të hapë një faqe të re në marrëdhëniet bilateral.

“Para së gjithash më lejo të them se ne hapëm një ambasadë dhe ambasadori ynë ka mbërritur në Tiranë. Pra qëllimi im fillestar është që të tregoj se ne e konsiderojmë Shqipërinë një partner të rëndësishëm. Kjo do të thotë që të bashkërendojmë punët dhe të bashkëpunojmë me ambasadat tona. Duam të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona bilaterale. Unë pata gjithashtu mundësinë që ta prezantoj veten time si një kandidat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Ka një farë konkurence në këtë pjesë dhe unë pata mundësi që t’i prezantohem Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë”, u shpreh Bodnar.

Por zv.ministri i jashtëm ukrianas konfirmoi lajmet sipas të cilave presidenti Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Madje numri dy i diplomacies së Kievit tregoi edhe kohën.

Po nuk është një thashethem. Në bisedën e fundit, Presidenti ynë mori një ftesë nga Kryeministri Rama për të vizituar Tiranën dhe po, ftesa u pranua me kënaqësi. Presidenti planifikon që të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm. Deri në atë kohë, ne po përgatitemi që të firmosim Traktatin Bazik, që quhet Tratktati për Miqësi dhe Bashkëpunim që themelon në vetëvete platfomën për bashkëpunim të përgjithshëm. Dhe deri në moment, ne po marrim kohë që të zbulojmë njëri tjetrin. Deri tani, qytetarët tanë kanë patur mundësi që të shkëmbehen me njëri tjetrin, pasi ukrainasit e kanë parë Shqipërinë si një destinacion interesant për turizmin. Pra, mund të them se marëdhëniet ndërnjerëzore mes dy popujve janë të mira. Më në fund, ne vendosëm që të hapim ambasadën për të përmirësuar raportet, e sigurisht me qëllim që të ketë një bashkëpunim më të mirë në sektorin e ekonomisë dhe biznesit. Mund të kemi një marrëdhënie shumë të mirë tregtisë detare, pasi të dy jemi vende ujore dhe këtu shtrihen shumë mundësi. Kemi gjithashtu hasira të tjera për të mbështetur njëri tjetrin në rast se duam të jemi të suksesshëm”, u shpreh Bodnar në intervistën e tij për gazetarin Xhoi Malësia.

Pak ditë më parë, si kryetar i OSBE, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, ku e ftoi të vizitonte Shqipërinë. Siç duket, ftesa e Ramës është mirëpritur nga Zelensky, i cili vitin e ardhshëm pritet të vizitojë vendin tonë. /A.R, OraNews