Ekzekutimi në Elbasan: 71-vjeçari shpërtheu tritolin e vendosur te dera e banesës kur u afrua RENEA

Ekzekutimi në Elbasan: 71-vjeçari shpërtheu tritolin e vendosur

Policia vazhdon operacionin brenda banesës së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pasditen e sotme.

Pritet që në banesën e 71-vjeçarit të vijnë forcat xheniere pasi aty ka ende sasi lënde plasëse.

Burime bëjnë me dije se gjatë momentit final të ndërhyrjes së RENEA-s, në derën e banesës së 71-vjeçarit ka shpërthyer një sasi tritoli.

Mësohet se policia ka përdorur armën tip ‘MP4’ në operacionin ndaj 71-vjeçarit.

''Në katin e dytë të banesës janë forcat xhenio dhe forcat e eskpertit kriminal, duke kryer kqyrjen vendin e ngjarjes. 71-vjeçari ka pasur edhe lëndë shpërthyese. Ka pasur 6 kallëpe me tritol, ku njërën prej tyre e kishte vendosur te dera e banesës nëse punonjësit e policisë do tentonin të futeshin. Kjo lëndë plasëse është shpërthyer kur forcat RENEA mori konfirmimin për të ndërhyrë, dhe më pas ka shpërthyer lëndën plasëse. Pjesa më e madhe e hetimeve kanë përfunduar dhe janë marrë në dispozicion nga punonjësit e policisë'', raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Pas 5 orësh rezistencë, forcat RENEA kanë mundur që të neutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov.

Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri.

Në këtë moment rezistence 71-vjeçari është ekzekutuar me armë.

Policia ka lejuar kalimin e personave në zonë dhe banorët janë lejuar që të futen në pallat.

Po ashtu, specialistët janë duke kontrolluar zonën dhe banesën e Lefter Zhirdos.

Elbasan: RENEA ekzekuton 71-vjeçarin pas 5 orë rezistencë, breshëri drejt policisë, plagosi 2 kalimtarë

Vendi Lajme elbasan Lajmi i fundit Kronike ekzekutim Aktualitet renea lefter zhidru

EMISIONET