U dënua me burg përjetë se i shiti 5 $ marijuanë policit civil, i pastrehi lirohet pas 12 vitesh burg

U dënua me burg përjetë se i shiti 5 $ marijuanë policit

Një burrë nga Luiziana i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për shitje të dy dozave marijuanë oficerëve të policisë kur ai ishte i pastrehë, tani është liruar .

 Fate Winslow u la i lirë të mërkurën pas 12 vitesh burg.

"Jam shumë i lumtur që jam jashtë," tha Winslow. Burgim i përjetshëm për dy doza marijuanë ? Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte kjo."

Sipas avokatëve të tij Ëinsloë u ndalua nga oficerët e policisë në Shreveport në 2008, të cilët e pyetën se ku mund të gjenin marijuanë. Ai mori me qera një biçikletë, u largua dhe u rikthye me marijuanë të cilën ia shiti policëve për 5 dollarë me të cilat më pas bleu bukë.

Winsloë më parë ishte dënuar tre herë për krime jo të dhunshme që nga mosha 17 vjeçare e deri 36 vjeç, duke e bërë atë një përsëritës të shkeljes së ligjit.

Projekti i Pafajësisë në New Orleans e mori pësipër çështjen e tij, duke apeluar për dënimin me burgim të përjetshëm. Drejtori i Projektit tha :"Winslow mori një dënim të tepruar duke pasur parasysh rrethanat e jetës së tij dhe krimit, dhe sot, ne po e korrigjojmë atë dënim jo njerëzor."

Lifestyle Lajme denimi historia

EMISIONET