Pedofili i cili pranoi përdhunimin e 30 fëmijëve është akuzuar me vdekje në vendin e tij, Pakistan.

Sohail Ayaz mori tre dënime me vdekje për krimet e tij në Pakistan, dhe zyrtarët thanë se do të ekzekutohet me varje.

“Ai ishte një hallkë malinje në mesin e shoqërisë civile dhe meriton asgjë përveç dënimit më të rëndë. Aktet për të cilat akuzohet janë çnjerëzore, më keq se të bishës, sepse edhe bisha më e keqe e njeh pafajësinë e këlyshëve të saj”, tha gjykatësi Jehangir Ali Gondal, duke i dhënë dënimin.

Ai shtoi: “I akuzuari nuk meriton mëshirë dhe as simpati në dënimin me vdekje. Do të varet në litar derisa të vdesë, kur kjo të konfirmohet nga gjykata e lartë e Lahore.”

Zyrtarët thanë se kishin gjetur materiale të shumta pornografike me fëmijë në kompjuterët e Ayaz, prej të cilave si kishte përfituar financiarisht, me regjistrimet dhe shitjen e akteve djallezore.