U bë qimja tra, Basha: Kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi ndërsa 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën

U bë qimja tra, Basha:  Kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me lapsusin e bërë prej tij në konferencën e tij një ditë më parë.

Sipas Bashës, Rama fshihet pas lapsuseve për të justifikuar dështimet e tij në ekonomi dhe shëndetësi.

Basha: Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t'ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.

Kryeministri, Edi Rama,  teksa njoftoi sot heqjen e akcizës së kaburantit për fermerët, tha se nuk janë lapsuse ato që thotë kryedemokrati Basha, por është një trend kur vjen puna tek shifrat.

Shefi i qeverisë deklaroi se konferencën e Bashës, por ka parë lapsusin, që e kanë parë të gjithë.

Rama: Kam parë siç kanë parë të gjithë atë që nuk është lapsus, por është trendit kur vjen puna te shifrat. Aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo në kushtet e bisedës seriozë. Nuk kam parë asgjë.

Përpara tij, Basha në një komunikim me gazetarët tha se lapsuset e tij nuk i kushtojnë shqiptarëve, por e ka thirrur kryeministrin Rama të bëjë punën e tij, teksa citon shifrat e Bankës Kombëtare.

Kryedemokrati sqaroi se dje tha “6 nga 4 biznese”, por donte të thoshte “6 në 10”.

Rama: Kishte ndjekur konferencën për shtyp dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus, do ta nxjerr unë i pari që të mos ketë kohë të merret me këtë, por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty. Nuk ka rëndësi që bëj 1 apo 2 lapsuse në 4 vjet. Ato lapsuse nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lek, asnjë qindarkë. Ajo shifër që thash dje është një lapsus, dhe nuk është 6/4, por 6/10, është shifra e Bankës Botërore po kujt t’ja thuash. 61% e bizneseve janë në gjendje që nuk nxjerrin fitim.

Vendi Edi Rama Lajme lulzim basha Politikë mbyllja e bizneseve lapsusi

EMISIONET