Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi ka treguar se është solidarizuar me ish-deputetin Kastriot Islami pasi ky i fundit u shoqëruar në komisariat për mosmbajtjen e maskës.

Meta e ka konsideruar këtë akt si të turpshëm dhe provokativ, ndërkohë që nuk ka nguruar të shtojë që kjo ndodhi ka konotacione të një hakmarrje politike.

Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, shkruan Presidenti Meta.

Më herët edhe vetë ish-deputeti Islami deklaroi se arrestimi i tij është bërë për arsye politike, teksa shton se në ambientet e paraburgimit nuk është marrë asnjë masë anticovid.