U arrestua para shtëpisë së Fishtës, Ndocaj: Do bëj denoncime, më dëmtuan fizikisht dhe moralisht

U arrestua para shtëpisë së Fishtës, Ndocaj: Do bëj

Eduart Ndocaj ish-deputet i Partisë Socialiste dhe sekretar i ADK-së, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren e Ora News, Eneida Ndoci.

Ai reagoi ashpër mbi arrestimin dhe dhunën e ushtruar ndaj tij sot, ndërkohë që ishte pjesëmarrës në përurimin e shtëpisë së poetit Gjergj Fishta.

Ndërsa hodhi akuza të forta mbi drejtuesit e policisë së Lezhës dhe kryetarit të bashkisë së këtij qyteti.


Ndocaj: Patjetër që do të denoncojmë. Shefin e Rendit, z. Agron Çullhaj, Kryetarine bashkisë Lezhë për ndërhyrje të jashtëligjshme, sepse nuk ka kompetenca të urdhërojë ai policinë e shtetit. Pjerin Ndreu kërcënonte drejtorat e Dibrës, jo më policët e Lezhës që i kërcënon me bukën e gojës.

Do denoncoj të gjithë ata që ishin në furgonin e policisë. Atë shoferin nuk merrem me të sepse ishte një pijanec, por të tjerët cicëronin. Duke iu u lutur që mos të më prekin. Në komisariat më kanë mohuar të drejtat themelore, askush nuk është kujdesur për shëndetin tim .

Kisha vetëm një javë që kisha kryer ndërhyrje kirurgjikale. Unë kisha ftesë nga Paulin Zefi për ceremoninë e Fishtës , dhuna tregon që jemi ende një regjim komunist. Perplasja me efektivët më ka dëmtuar dhe hapi i rradhës do të jetë denoncimi i personave përgjegjës.


Eduard Ndocaj u arrestua mesditën e sotme, por u lirua pak orë më pas, pas kërkesës së vazhdueshme për të dalë, pasi kishte probleme shëndetësore.

Vendi Lajme gjergj fishta eduart ndocaj Aktualitet eneida ndoci

EMISIONET