16-vjeçari që u aksidentua mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Symizë të bashkisë Maliq, është transportuar drejt Tiranës.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, adoleshenti është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe adoleshenti bëhet me dije se është R. J., i cili ka qenë duke ecur anash rrugës.

Shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor” informonte dje policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por është kapur menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sipas asaj që meson Ora News, kanë qenë dy shokët e 16-vjeçarit që kanë raportuar targën e mjetiti në polici.