Twitter ka pezulluar një numër llogarish të rreme që pretendojnë të jenë në pronësi të mbështetësve të Presidentit të SHBA Donald Trump.

Gjigandi i mediave sociale tha se llogaritë thyen rregullat e saj mbi manipulimin e platformës.

Twitter nuk ka specifikuar numrin e llogarive të pezulluara deri më tani ose burimin e tyre.

Ata bënë të ditur se janë duke vazhduar të hetojnë aktivitetin dhe mund të pezullojnë dhe llogari të tjera.

Disa nga llogaritë përdorën foto të burrave me ngjyrë që ishin shfaqur në artikuj të lajmeve dhe kishin dhjetëra mijëra ndjekës.  

Z. Linvill i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shumica e llogarive u krijuan në 2017, por ishin bërë më aktive në dy muajt e fundit.

Ai tha se të gjitha llogaritë që ai kishte monitoruar tani ishin pezulluar.