Në një intervistë për RTV ORA, sociologu Gëzim Tushi u shpreh se kemi fëmijë që kanë jetuar në situata lufte dhe gjendje shumë të rëndë psikologjike.

Ai tha se duhet një punë shumë e fortë për t’u rikthyer fëmijërinë, pasi ka pasur edhe raste të tilla që kanë përfunduar në vetëvrasje.

Gëzim Tushi: Kemi fëmijë që kanë jetuar në situata lufte dhe gjendje shumë të rëndë psikologjike. Kemi të bëjmë me një rast atipik, pasi nuk është rasti i një fëmije të pashoqëruar në emigracion. Është një situatë shumë e komplikuar. Me atë që pashë në media, duhet një punë shumë e fortë për t’u rikthyer fëmijërinë. Këta fëmijë nuk kanë ndjerë kujdesin e duhur, pasi kanë humbur një prind ose të dy prindërit. Në këtë kontekst duhet që instancat ta shohim problemin duke bërë diagnoza diferenciale, jo në grup.

Ka raste që fëmijët në këtë gjendje bëjnë edhe vetëvrasje. Institucionet e sigurisë morale duhet të veprojnë, në raport me familjen dhe shkollën e tyre. Një peshë të madhe e ka edhe familje, prandaj qeveria duhet të shikojë statusin e tyre social dhe ekonomik, që të mos bëhet i pamundur rehabilitimi i tyre. Uroj që ky proces më këta fëmijë. Kam frikë se qeveria nuk e di se sa është numri i fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit e tyre.

Tushi shtoi se integrimi i këtyre është shumë më ndryshe nga ai i një prindërimi normal.

Gëzim Tushi: Ata kanë kaluar një fëmijëri shumë traumatike dhe prandaj duhet një kujdes shumë i madh. Integrimi i tyre është shumë më ndryshe nga ai i një prindërimi normal. Qeveria dhe shteti në këtë kategori duhet të ketë një investim shumë të madh. Tërheqja e atyre njerëzve në atë aventurë është një çështje shumë komplekse dhe riatdhesimi i tyre nuk është një proces mekanik, por një ndryshim mendësie, pasi nuk mund të merren me zor njerëz që janë paramilitarë.