Turqia vendi me vaksinimin anticovid më të suksesshëm në botë

Turqia vendi me vaksinimin anticovid më të suksesshëm në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me luftën kundër COVID-19 tha se vendi i tij është vendi që kryen vaksinimin më me sukses në botë.

Në një fjalim në ceremoninë e inaugurimeve masive të komplekseve arsimore të prefekturës së Ankarasë, e cila u zhvillua në Qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe, Erdoğan tha se ashtu sikurse në çdo fushë të jetës edhe në arsim kanë ndryshuar nevojat, kërkesat, pritshmëritë dhe drejtimet.

"Teksa përcaktohen politikat në çdo fushë, veçanërisht në arsim, është e nevojshme që veprohet me në vizion të gjerë nga e kaluara në të ardhmen. Bashkë me koronavirusin, dixhitalizimi në arsim dhe edukim ka dalë në pah më shumë se kurrë. Ndërsa krijohet humbje në njërën anë, sipas meje kemi bërë arritje shumë të ndryshme në dixhitalizim."

Erdoğan theksoi se vendet që investuan në kohë në teknologji dhe infrastrukturën e komunikimit gjatë procesit të pandemisë, kanë kapërcyer procesin e pandemisë më lehtë se vendet e tjera.

"Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi do të përfundojë në fillim të viti 2022. Shpresojmë të ndodhë siç e kanë shprehur. Ne nuk mund të qëndrojmë të qetë sepse duhet të bëjmë përgatitjet edhe për këtë. Turqia është vendi i cili kryen vaksinimin më me sukses në botë. Që nga dje numri i të vaksinuarve ka arritur në 7.5 milionë. E vazhdojmë këtë proces në mënyrë serioze dhe të vendosur. Nuk ka relaksim, po marrim sërish shtesa të reja. Nuk duhet të kaplohemi nga një vetëkënaqësi, sepse nuk mund ta kapërcejmë dhe nuk mund ta përballojmë koston e kësaj", deklaroi Erdoğan.

Ndër të tjera, Erdoğan shtoi se, "Pavarësisht problemeve që ka shkaktuar pandemia, ne jemi një prej shteteve që kemi mundur të vazhdojmë pa ndërprerë në mbarë vendin aktivitetet e arsimit. Deri më sot i kemi dorëzuar nxënësve gjithsej 2 milionë tableta, 657 mijë prej të cilëve gjatë kohës së pandemisë. Sërish gjatë kësaj periudhe kemi kryer me sukses arsimin në distancë me platformat e internetit dhe të televizionit (Rrjetit të Informacionit për Arsim me emërtimin e shkurtuar EBA). Me kanalet TRT EBA për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe me TRT EBA për arsimin e mesëm të lartë  kemi siguruar vazhdimin e arsimit".

Bota Lajme Covid-19 turqi vaksine kunder Covid-19 erdogan

EMISIONET