Turqia së shpejti mund të nënshkruajë një marrëveshje për të blerë vaksinën eksperimentale që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech, ka thënë Profesor Uğur Şahin, themeluesi i kompanisë BionTech me bazë në Gjermani.

 “Ne kemi zhvilluar bisedime me Turqinë për muaj me radhë. Nëse do të varej nga unë, një marrëveshje tashmë ishte lidhur. Unë shpresoj se marrëveshja mund të nënshkruhet për të dorëzuar vaksinën në Turqi deri në fund të vitit, “tha Şahin  për mediat turke.

Bisedimet me Ankaranë janë duke vazhduar dhe janë në fazën e tyre të fundit, shtoi Şahin.

Ka kompani në Turqi që mund të trajtojnë transferimin e ftohësve, siç janë kompanitë e shpërndarjes së akullit të thatë. Përveç kësaj, universitetet në Turqi kanë infrastrukturë të shkëlqyeshme, ”tha Shahin, duke shtuar se ai nuk pa ndonjë problem në dërgimin e dozave në vendet e vaksinimit në Turqi.