Turqia ka njoftuar se do të kërkojë testin negativ të Covid-19 për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vend duke nisur nga dita e hënë.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri në muajin mars, ndërkohë që do të vlejë për të gjitha llojet e udhëtimit.

Nëse udhëtarët nuk kanë testin negativ, atëherë duhet t’i nënshtrohen karantinimit sapo të arrijnë në destinacion.

Udhëtarët që arrijnë në Turqi nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Afrika Jugore apo që kanë qenë në këto vende në 10 ditët e fundit, duhet të kenë testin negativ dhe t’i nënshtrohen karantinës për të paktën shtatë ditë, derisa të bëhet testi i dytë.

Turqia është një prej vendeve me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, me një mesatare javore prej më shumë se 20,000 rasteve.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total të i vdekurve në këtë shtet si pasojë e sëmundjes që shkakton koronavirusi COVID-19 , ka shkuar në 19,371.