Nacionalisti djathtë Ersin Tatar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Qipron e Veriut.

Tatari, i cili  është mbështetës i idesë që Qipro të jetë e ndarë në dy shtete, fitoi me 52% të votave.

Më herët, kundërshtari dhe udhëheqësi i tij në detyrë, Mustafa Akinci, kërkoi ribashkimin me pjesën Greke të ishullit.

Qipro është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi veriun pas një grushti shteti ushtarak të mbështetur nga Greqia.

Popullsia e Qipros arrin në një shifër prej 300 mijë banorësh dhe njihet si shtet i pavarur nga Turqia.