Rezultatet e ndërmjetme nga provat e fazës 3 kanë treguar se një vaksinë COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac të Kinës është 91.25 % efektive, ka thënë Ministri  turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se Turqia do të përdorë injeksionin në një  vaksinim masiv

Grupi i parë me 3 milion doza të vaksinës pritet të arrijë në Turqi në 28 Dhjetor, sipas ministrit, shkruajnë mediat turke.  Ankaraja nënshkroi një marrëveshje për të blerë një total prej 50 milion dozash të injeksionit kinez.

“Tani jemi të sigurt se vaksina është efektive dhe e sigurt për popullin turk,” tha Koca

Efektet e zakonshme anësore të shkaktuara nga vaksina ishin ethet, dhimbja e lehtë dhe lodhja e lehtë, shpjegoi profesori Serhat Alnal nga Bordi i Shkencës. Një total prej 10,828 doza të vaksinës janë testuar në më shumë se 7,000 vullnetarë , tha Alnal.