Një gjykatë në Turqi ka dënuar me 27 vite e 6 muaj burg gazetarin Can Dundar, me akuzën e ndihmës ndaj një grupi terrorist dhe spiunazhi.

Gjykata e Stambollit ka shpallur fajtor Dundar, ish kryeredaktor i gazetës “Cumhuriyet” para se ai të arratisej në Gjermani në vitin 2016.

Gazetari përfundoi nën hetim i akuzuar për një histori me kamionë armësh, të kapura në kufirin turko-sirian, i cili pritej ti dërgohej rebelëve sirianë nga Shërbimi Sekret turk (MIT), raporton Ora News.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për gazetarin.

Gazetarët Can Dundar dhe Erdem Gul u arrestuan më 26 nëntor 2015, me akuzën e zbulimit të sekreteve shtetërore, spiunazhit dhe mbështetjes së një grupi terrorist.

Këto akuza janë të lidhura me publikimin provave me videove dhe fotografi në të përditshmen “Cumhuriyet” për dërgesat e armëve nga ana e shërbimeve të inteligjencës turke ndaj grupeve islamike në Siri.

Dundar dhe Gul u mbajtën 92 ditë në paraburgim, para se të liroheshin në pritje të gjykimit, më datë 26 shkurt, 2016. Në maj 2016 Dundar u dënua me pesë vite dhe 10 muaj burg.

Ai aktualisht ndodhet në Turqi.

/a.r,OraNews