Turqi, arrestohen opozitarët prokurdë, akuzohen për lidhje terroriste

Turqi, arrestohen opozitarët prokurdë, akuzohen për lidhje

Turqia vuri të premten në zbatim planin për shpërbërjen e partisë së tretë më të madhe që mbron minoritetin kurd në vend.

Prokuroria kërkoi të enjten mbylljen e Partisë Demokratike të Popullit me dyshimin për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Ankaraja e konsideron atë organizatë terroriste dhe e akuzon për mijëra turqit e vrarë si pasojë e militantëve kurdë që nga viti 1984.

Operacionet policore në Stamboll dhe në qytete të tjera përfunduan të premten me arrestimin e mbi 30 zyrtarëve të partisë opozitare.

Mes të ndaluarve ishte edhe aktivisti e drejtuesi i një shoqate për të drejtat e njeriut.

Observatori ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut i quajti arrestimet e fundit, skandaloze.

Në mbrojtje të partisë pro-kurde demonstruan një ditë më parë edhe qytetarët e Stambollit.

"Si qytetare, refuzoj që të më mohohet vullneti im, vullneti i popullit. Dua demokraci, dua të jetoj në një vend të kohës, të shekullit të 21-të,” tha Nihayet Duzen.

"Opozitarizmin tonë duhet ta shfaqim masivisht. Sepse sa më të heshtur të qëndrojmë, aq më shumë do të shtohen sulmet,” tha Baki Gokce.

680 anëtarë të partisë prokurde është kërkuar që të mos marrin pjesë në politikë për 5 vite.

Bota Lajme turqi arrestohen opozitaret prokurde

EMISIONET