Tatjana Bajraktari nga Alert Travel e ftuar në studion e Ora Neës u s hpreh se sezoni turistik këtë vit pritet të fillojë më herët se vitet e tjera. Ajo zbuloi në studio se charter-i i parë do të ulet në aeroportin e Rinasit më 25 prill.

Sipas Bajraktarit, Shqipëria ka potencial të madh në pritjen e turistëve dhe është destinacioni i preferuar i ukrainasve dhe bjellorusëve.

Zonja Bajraktari kur nis ky sezon turistik?

Bajraktari:” Këtë vit, për herë të parë sezoni do të nisë shumë herët, charteri i parë që do ulet në aeroportin e Rinasit do jetë më 25 prill.

Nga cila kombësi?

Bajraktari:” Do fillojmë me Ukrainën dhe Kievin, i Ukrainës do vijë i pari.”

Ka shumë interes nga ukrainasit për bregdetin shqiptar?

Bajraktari:”Po, në fakt para disa ditësh ishim andej dhe kemi bërë prezantimin në Ukrainë dhe Bjellorusi dhe kemi parë shumë interes. Sot për sot Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për Ukrainasit.”

Çfarë pëlqejnë më shumë pushuesit?

Bajraktari:” Normalisht pëlqejnë më shumë pushimet e verës në bregdet, kulturën e Shqipërisë, për të parë, për të eksploruar, kuzhina, mikpritja, janë shumë gjëra që pëlqejnë ukrainasit.”

 Cilat janë disa nga vështirësitë që ju hasni në turizëm?

Bajraktari:” Gjithë bota ka hasur probleme në kushtet e pandemisë. Bashkë me pandeminë ekzistojnë vështirësi, pro do përpiqemi t’i kalojmë këto vështirësi.”

Rreth sa turistë kemi pritur vjet dhe sa mund të presim këtë vit?

Bajraktari:” Vjet kemi pritur rreth 30.000 gjatë sezonit, këtë vit ne kemi 20 avionë në javë që i bie rreth 40-50 mijë turistë do të presim gjatë sezonit turistik, vetëm nga Ukraina dhe Bjelloruasia.”

Nga këta që vijnë, në gjykimin tuaj, sa kthehen sërish?

Bajraktari:” Shumë kthehen dhe vjet kemi parë që gjatë sezonit veror kanë ardhur 2-3 herë të njëjtët turistë.”

Sa është potenciali në gjykimin tuaj për të thithur turistë nga jashtë dhe për t’i sjellë në Shqipëri?

Bajraktari:Potenciali në Shqipëri është goxha i madh, normalisht duhet të bashkëpunojmë të gjithë. Vitet e fundit në Shqipëri janë shtuar hotelet e reja, normalisht duhet pak ritëm shërbimi sepse kemi mungesë realisht.”

Cilat destinacione në Shqipëri preferojnë më shumë pushuesit?

 Bajraktari:” Më tepër është pjesa e Durrësit, Golem, Mali i Robit, Qerreti dhe vitet e fundit Vlora, Saranda, Ksamili.”

Përveç bregdetit, a ka një vëmendje edhe të turizmi kulturor ?

Bajraktari:” Shqipëria ka një plus të madh që mund të të ofrohet lumi, deti, liqenet, malet përveç vendeve historike dhe kulturore.

Ka shumë vende që mund të vizitohen, ne propozojmë edhe turet kulturore.”

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku