Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë sektorit të turizmit i cili ndyrshe nga vitet e tjera ka një numër të reduktuar pushuesish. Drejtuesit e turzimit në bashkinë Shkodër kërkojnë ndërhyjen e qeverisë për të ndihmuar biznesin përmes lehtësimit të taksave dhe mekanizmave të reja financiare.

Ndërsa jemi në gjysmën e sezonit turistik, përfaqësuesit e turizmit ndihen në vështirësi.

Ndryshe nga vitet e kaluara ky sezon turistik ka shënuar një numër shumë më të ulët turistësh.

Drejtuesit e turizmit në Bashkinë Shkodër kërkojnë mbështetje nga qeveria.

Mema: Jo vetëm lehtësimin nga taksat, por dhe ndërmjetësimin me bankat e nivelit të dytë do të ishte i jashtëzakonshëm në mënyrë që të ulen interesat.

Ndryshe nga Velipoja dhe Thethi të cilat presin vizitorë vendas, sitet arkeologjike dhe muzetë janë thuajse bosh në pjesën më të madhe të ditëve.

Mema: Sivjet paraqitet pothuajse zero vizita.

Mbyllja e kufijve ka anuluar të gjitha rezervimet e të huajve si dhe pamundësia e lëvizjes së emigrantëve janë një tjetër mungesë e madhe që sjellin të ardhura në ekonomi.

Mema: Dhe udhëtimet e organizuara që vijnë nga vendet e tjera nëpërmjet agjencive turistike drejt Shkodrës janë thuajse totalisht të anuluara.

Bashkia Shkoder të vetmen ndihmë që ka patur në dorë të japë, atë të faljes së taksave e ka realizuar, por tashmë sipas drejtorisë së turizmit, është radha e qeverisjes qendrore të veprojë në këtë drejtim.