Pas rreth një viti në mes të tensionit dhe pasigurisë për të ardhmen si lojtar, Arda Turan më në fund arriti dakordësinë me Galatasarayn.

Është pikërisht skuadra ku ai u rrit si lojtar dhe bëri debutimin e tij të parë si profesionist në vitin 2005 që i hapi derën 33-vjeçarit.

Duke folur për faqen zyrtare të Galatasaray-t, Turan pranoi se ishte një rikthim shumë emocional dhe falenderoi Presidentin për transfertën.

“Jam shumë i emocionuar. Tani nuk është koha të flas shumë por është koha që të zbres në fushë dhe të luftoj për ekipin. Dua të falenderoj Mustafa Cengiz dhe të gjithë bordin drejtues të ekipit. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë” – është shprehur Turan.

33-vjeçari turk ishte një lojtar i lirë pasi vetëm një muaj më parë i kishte mbaruar kontrata me Barcelonën.

Viti i fundit për të nuk ka qenë më i miri i mundshëm. Pas largimit nga blaugranasit ku nuk arrit të gozhdojë një vend në formacion të parë, ai u huazua përreth 2 vitesh tek skuadra e Istanbul Basaksehir.

Vjeshtën e kaluar Turan u përfshi në një sherr në rrugë ku përfundoi me përdorimin e një arme zjarri nga ana e 33-vjeçarit. Ai qëlloi në ajër për të trembur të tjerët ku fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur.

Por drejtësia e dënoi me 2 vite e gjysmë burg për kanosje të personit dhe armëmbajtje pa leje.

Sigurisht lojtari turk nuk kaloi asnjë ditë në burg pasi paguajti një gjobë prej më shumë se 350 mijë paundësh.

Presidenti i klubit të Galatasaray-t, Mustafa Cengiz duke folur për incidentin e Turan u shpreh se ndihej shumë mirë me nënshkrimin me të.

Gjithashtu ai deklaroi se ai incident nuk do të pengojë punën e tij dhe nuk duhet të gjykohet nga asnjë pjesëtar I stafit apo lojtar I skuadrës.

“Nuk kemi probleme personale me Turan. Njerëzit mund të bëjnë gabime” – tha Cengiz.