Tufa: Sormani e keqja e madhe e Partianit

Tufa: Sormani e keqja e madhe e Partianit

I ftuar në Ora Sport, gazetari Bashkim Tufa u shpreh me kritika ndaj trajnerit të Partizanit Adolfo Sormani. Ai thotë se më e keqja e të kuqve është pikërisht ai i cili për këtë sezon e ka vulosur largimin.

Tufa: Ka një problem. Është larguar Lerda me Partizanin me 28 pikë. Lerda ishte e keqja e vogël e Partizanit, Sormani ka zhgënjyer totalisht. Ky për të njëjtin numër ndeshjesh, merr 17 pikë. Kur flasim për të vendosur peshore dhe për të bërë krahasim, Partizani është skuadra më humbëse. Krahasuar me vjet në raundin e 33 ka humbur 19 pikë. Pjesën më të madhe e ka marrë ai. Ajo që bëri në derbi është për turp. Në një kuptim për mua ai e ka vulosur largimin. E pakonceptueshme. Kur mbytet anija kapiteni zbret i fundit.

Sport Ora Sport kategoria superiore partizani bashkim tufa adolfo sormani

EMISIONET