Tufa: Futbollistët e Partizanit janë infektuar në një festë

Tufa: Futbollistët e Partizanit janë infektuar në një

Skuadra e Partizanit njoftoi disa ditë më parë se 5 lojtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

I ftuar në Ora Sport, gazetari Bashkim Tufa u shpreh se ata e kanë marrë virusin pasi kanë qenë pjesë e një feste duke ngritur kështu problemin e mosrespektimit të protokolleve të sigurisë së futbollistëve.

Tufa: Ekziston një protokoll shëndetësie që lojtarët që dalin pozitivë ngujohen ndërsa pjesa tjetër vijon lojën. Ky protokoll nuk është shpikje shqiptarësh. Janë të detyruar ta zbatojnë. A e di ti se ku e kanë marrë covidin ato djemtë e Partizanit? E kanë marrë në një mbrëmje, në një ditëlindje. Atëherë kontrolloi pak futbollistët në këtë periudhë kur është virusi nëpër këmbë. Ata duhet të jenë nëpër hotele me kontroll. Ky nuk është faji i Tiranës, është faji i Partizanit.

Sport Ora Sport koronavirusi ne shqiperi ora sport bashkim tufa futbollistet e partizanit

EMISIONET