"Trump të largohet para 20 janarit", dy mënyra si mund të shkarkohet një president nga detyra

"Trump të largohet para 20 janarit", dy mënyra si mund

Pushtimi i selisë së Kongresit të ShBA-së, nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, të mërkurën nxiti disa ligjvënës të diskutojnë largimin e presidentit nga zyra para betimit të Joe Biden më 20 janar.

Skenat kaotike në Kongres, ndodhën pasi republikani Trump, iu kërkoi mijëra protestuesve të mbrojnë presidencën, duke përsëritur pretendimet e pabazuara për vjedhjen e zgjedhjeve.

Sipas agjencisë Reuters, janë dy mënyrat se si mund të largohet një president nga zyra: Së pari duke aktivizuar amendamentin e 25-të, të Kushtetutës së SHBA-së, dhe fillimin e një procesi gjyqësor nga Kongresi. Në të dy skenarët, Zv.Presidenti Mike Pence, do të merrte detyrën në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Biden.

Një burim i afërt me këto përpjekje, i tha agjencisë Reuters, se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump, për të aktivizuar Amendamentin 25-të.

Ky amendament që lidhet me zëvendësimin e presidentit dhe paaftësinë e tij për të kryer detyrën, u zbatua pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963.

Neni 4 adreson situatën kur presidenti është i paaftë për të kryer detyrën por nuk jep dorëheqjen vullnetarisht. Disa studiues thonë se ky nen, mund të zbatohet për një president, i cili është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.

Për aktivizimin e Amendamentit 25, Zv.Presidenti Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump, do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës, dhe ta largojnë atë. Në këtë rast, Pence do ta merrte detyrën e presidentit.

Një tjetër mundësi është fillimi i një procesi të ri gjykimi nga Kongresi, ku për ta larguar presidentin do të duhen 2/3 e votave të dy dhomave.

Bota Lajme donald trump SHBA zgjedhjet ne shba

EMISIONET