Trump "sfidon" Biden të kryejnë testin e drogës përpara debateve për zgjedhjet presidenciale

Trump "sfidon" Biden të kryejnë testin e drogës

Presidenti amerikan Donald Trump ka "sfiduar" kundërshtarin e tij politik Joe Biden që t'i nënshtrohen testit të drogës përpara debatit të tyre të parë që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Trump u shpreh për gazetën Washington Examiner se ai ka vënë re një përmirësim në performancën dhe në artikulimin e Biden në debatet televizive.

Por Presidenti nuk ka dhënë asnjë fakt që do ta vërtetonte një pretendim të tillë përveçse është shprehur se ai është i aftë të dallojë ndryshime të tilla.

Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në vitin 2016, Trump sugjeroi që rivalja e tij e atëhershme demokratike, Hillary Klinton, merrte lëndë narkotike para debateve të tyre dhe e sfidoi atë të bënte një test droge përpara takimit të tyre të fundit në TV live. Kampi Klinton kreu mënjanë sfidën e tij.

Bota Lajme donald trump SHBA joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba teste droge

EMISIONET