Presidenti Donald Trump ka refuzuar të dënojë Rusinë për helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Trump gjatë një deklarate për shtyp ditën e premte tha  se ai nuk ka parë prova  dhe nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Kështu që unë nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Unë mendoj se është tragjike, është e tmerrshme, nuk duhet të ndodhë. Ne nuk kemi ende asnjë provë, por unë do të hedh një vështrim”- tha ai.

Ai gjithashtu ndaloi së kritikuari zotin Putin dhe tha se Kina  paraqiste një kërcënim më të madh.

“Interesante që të gjithë përmendin gjithmonë Rusinë dhe nuk më shqetëson që ju të përmendni Rusinë, por unë mendoj se ndoshta Kina në këtë pikë është një komb për të cilin duhet të flisni shumë më tepër,” tha ai.

Z.Navanly vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital të Berlinit.Ekipi i tij thotë se ai është helmuar me urdhër të Kremlinit, mirëpo Rusia e mohon këtë gjë.