Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk po e shqyrton mundësinë që të detyrojë amerikanët që të bartin maska, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit, ku janë regjistruar 3,6 milionë infektime.

“Jo, dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe unë nuk besoj në këtë”, tha Trump për Fox News, kur u pyet nëse mbajtja e maskave duhet të bëhet obligative në mbarë vendin.

Përgjatë krizës me koronavirus, Trump ka refuzuar që t’iu bëjë thirrje amerikanëve që të mbajnë maska në publik edhe presidenti vetëm njëherë është parë të ketë mbajtur maskë, gjatë një ngjarjeje publike.

Megjithatë, më 14 korrik, presidenti u duk se u tërhoq nga ky qëndrim gjatë një interviste dhënë CBS-së, ku ju bëri thirrje njerëzve që të mbajnë maska me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit dhe potencialisht rastet me vdekje.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë konfirmuar 3,64 milionë raste me koronavirs dhe pothuajse 140 mijë viktima.