Arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka cilësuar si nënshkrim historik.

Trump ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë në një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë me bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas dy ditësh takimesh me zyrtarë të administratës Trump, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të bashkëpunojnë në një rrafsh ekonomik për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune.

Të hënën, Vuçiç dhe Hoti janë planifikuar të shkojnë në Bruksel për të zhvilluar bisedime nën kujdesin e shefit të politikës së jashtme të BE Josep Borrell dhe të dërguarit special për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak.