Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit me pretekstin se votimi përmes postës mund të çojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ai sugjeroi shtyrjen derisa të plotësohen të gjitha masat e sigurisë duke mos rrezikuar votuesit.

Prej kohësh Trump i ka kundërshtuar votimet përmes postës duke thënë se ato janë të cënueshme ndaj mashtrimeve dhe manipulimeve.

Shumë shtete të ShBA janë shprehur pro këtij votimi për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit.